24 Janar 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 31.01.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e planit strategjik për vitet 2022-2024 dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2022”;
  4. Projekt “Mbi kriteret për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2021”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e statutit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve”;
  6. Projekt “Mbi regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka Tirana” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare”;
  8. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “ABI Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  10. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro” dhe “Raiffeisen Vizion" me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së fondit të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “WVP Top Invest”, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ndryshimit të strukturës aksionere të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së fondit të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “Credins Premium”, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe të rregulloreve në zbatim të tij”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike “Banka Credins” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  17. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimeve”;
  18. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “Alpha Bank Albania” sh.a. mbi ushtrimin e veprimtarisë së ndërmjetësit në sigurime”;
  19. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë subjekt financiar jobankë që ushtron aktivitetin e agjentit në sigurime, “EASY PAY” sh.p.k.”;
  20. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.”;
  21. Projekt “Mbi pezullimin/heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e agjentëve të lidhur të brokerave të huaj”;
  22. Të tjera.