31 Janar 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31 janar 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e planit strategjik për vitet 2022-2024 dhe planit vjetor të auditimit të brendshëm për vitin 2022;
  2. Miratimin e kritereve për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të AMF-së, për vitin 2021;
  3. Miratimin e statutit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve;
  4. Regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  5. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare;
  6. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “ABI Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  7. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Invest” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  8. Miratimin e përshtatshmërisë së fondeve të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro” dhe “Raiffeisen Vizion” me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  9. Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a., shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  10. Miratimin e përshtatshmërisë së fondit të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “WVP Top Invest”, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  11. Miratimin e ndryshimit të strukturës aksionare të shoqërisë “WVP Fund Management Tirana” sh.a.;
  12. Miratimin e përshtatshmërisë së fondit të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “Credins Premium”, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  13. Miratimin e përshtatshmërisë së fondit të investimit me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike “Albsig Standard”, me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  14. Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike “Banka e Parë e Investimeve, Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  15. Miratimin e përshtatshmërisë së aktivitetit të depozitarit të sipërmarrjeve të investimeve kolektive me ofertë publike “Banka Credins” sh.a., me kërkesat e Ligjit nr. 56/2020 “Për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  16. Miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a.;
  17. Pezullimin/heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e agjentëve të lidhur të brokerave të huaj.