14 Shkurt 2022

Ecuria e tregut me pakicë të Titujve të Qeverisë për vitin 2021

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2021, u dominua në masën 58.13% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 41.87% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 79.06% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për vitin 2021, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 50.60% dhe 33.92% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2021 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.21% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2021, ka pasur një ulje prej 394 milionë lekë ose 13.68% krahasuar me vitin 2020. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 22.32%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2021, ka pasur një rritje prej 6 milionë lekë ose 0.22%, ndërkohë pati gjithashtu rritje në numrin e transaksioneve në masën 7.44%, krahasuar me vitin 2020.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një ulje në vlerë absolute me rreth 388 milionë lekë, krahasuar me vitin 2020.

Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
viti 2020 2021 `21/`20-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 2,877.65 2,483.91 (13.68)  
 
Individë 2,333.10 1,885.37 (19.19)  
Persona juridike 544.55 598.54 9.91  
C Blerje para afatit të maturimit 2,728.44 2,734.54 0.22  
 
 Individë 1,728.70 2,257.92 30.61  
Persona juridikë 999.74 476.62 (52.33)  



Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2021 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.