17 Shkurt 2022

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 31.12.2021

Gjatë periudhës 31.12.2021, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”administrohet nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2021, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 77.69 miliardë lekë me një rritje prej 10,287 milionë lekë ose 15.26%, krahasuar me 31.12.2020.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 64.25% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 8.15% krahasuar me 31.12.2020.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2021 është 40,053 me një rritje prej 26.65% krahasuar me 31.12.2020.

Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’20 31.12’21 31.12.’20-31.12’21
Asetet neto të FI 67,404 77,691 15.26

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  31.12.2021
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 29,301 46,962
Raiffeisen Vizion 6,144 17,419
Raiffeisen Invest EURO 2,863 8,106
Credins PREMIUM 1,050 3,639
Raiffeisen MIX 112 534
ABI EIA 96 374    
Albsig Standard 80 218
WVP Top Invest 297 191
WVP Global 101 110
ABI FLEX EURO 7 83
ABI FLEX USD 2 55  
TOTAL 40,053 77,691


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 31.12.2021
 





Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.12.2021, kliko këtu.