23 Shkurt 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e hënë, datë 28.02.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021”;
  4. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, e ndryshuar”;
  5. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, e ndryshuar”;
  6. Projekt “Për një ndryshim në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”, e ndryshuar”;
  7. Projekt “Mbi miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2022”;
  8. Projekt “Mbi ecurinë e Fondit të Kompensimit për vitin 2021”;
  9. Projekt “Mbi shfuqizimin e vendimit nr. 68, datë 28.04.2021 “Mbi pezullimin e shpërndarjes së fitimit të shoqërive të sigurimit për vitin 2020””;
  10. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për instrumente financiare dhe shërbime investimi”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij,  si dhe zgjerimin e licencës për disa shërbime investimi”;
  12. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Bank” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare dhe shërbime ndihmëse”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Raiffeisen Invest” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.”; 
  16. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Albsig” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime”;
  18. Të tjera.