28 Shkurt 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 shkurt 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e shoqërisë audituese për auditimin e pasqyrave financiare të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitin 2021;
  2. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 85, datë 03.07.2017 “Mbi licencimin dhe ushtrimin e veprimtarisë së vlerësuesit të dëmeve në sigurime”, e ndryshuar;
  3. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 48, datë 30.06.2015 “Për kriteret, procedurat dhe afatet e licencimit si dhe rastet e refuzimit të licencës për të ushtruar veprimtari brokerimi në sigurime”, e ndryshuar;
  4. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”, e ndryshuar;
  5. Miratimin e Fondit të Kompensimit për vitin 2022;
  6. Shfuqizimin e vendimit nr. 68, datë 28.04.2021 “Mbi pezullimin e shpërndarjes së fitimit të shoqërive të sigurimit për vitin 2020”;
  7. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për instrumente financiare dhe shërbime investimi;
  8. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa shërbime investimi;
  9. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Intesa Sanpaolo Bank Albania” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  10. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Raiffeisen Bank” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe zgjerimin e licencës për disa instrumente financiare dhe shërbime ndihmëse;
  11. Miratimin e emërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë Administruese të Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive “Raiffeisen Invest” sh.a.;
  12. Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Abi Broker Sigurimesh” sh.a.; 
  13. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.