25 Mars 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30.03.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021”;
  5. Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2021 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Projekt “Për miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës”;
  7. Projekt “Për miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”;
  8. Informacion mbi kategorizimin e nivelit të rrezikut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit për PPP dhe FT, depozituar pranë AMF-së për vitin 2021;
  9. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të fondeve të pensionit vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.12.2021;
  10. Projekt “Për miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig Invest”, si rezultat i rritjes së kapitalit”;
  11. Projekt “Për licencimin e fondit të investimit “Albsig Selective Equity ETF-s”, të administruar nga “Albsig Invest sh.a.-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive””;
  12. Projekt “Për miratimin e prospektit të fondit të investimit “Albsig Selective Equity ETF-s””;
  13. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Alpha Bank Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij”;
  14. Projekt “Mbi njoftimin nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë për çregjistrimin e shoqërisë “Bursa e Tiranës” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi inspektimin me bazë risku kryer pranë shoqërisë “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi çregjistrimin me kërkesë të saj të shoqërisë “Validius” sh.a., agjent i lidhur i brokerit të huaj”;
  17. Projekt “Mbi inspektimin tek agjentët e shitjes së shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  18. Projekt “Për miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  19. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime”;
  20. Të tjera.