30 Mars 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 mars 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021;
  2. Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021;
  3. Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit Multilateral të Mirëkuptimit (MMoU), ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare të Republikës së Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare të Mbikëqyrjes së Sigurimeve-IAIS;
  4. Miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e Jetës dhe Jo-Jetës;
  5. Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
  6. Miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë “Albsig Invest”, si rezultat i rritjes së kapitalit;
  7. Licencimin e fondit të investimit “Albsig Selective Equity ETF-s”, të administruar nga “Albsig Invest sh.a.-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”;
  8. Miratimin e prospektit të fondit të investimit “Albsig Selective Equity ETF-s”;
  9. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Alpha Bank Albania” sh.a., me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij;
  10. Çregjistrimin e shoqërisë “Bursa e Tiranës” sh.a., nga regjistri i të licencuarve pranë Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  11. Çregjistrimin me kërkesë të saj të shoqërisë “Validius” sh.a., agjent i lidhur i brokerit të huaj;
  12. Miratimin e riemërimit të administratorit të shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.;
  13. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë të agjentit në sigurime.