22 Prill 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 28.04.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e udhëzimit “Mbi pritshmëritë rregullatore për tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, për periudhën prill-qershor 2022”;
  4. Projekt “Për disa shtesa e ndryshime në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”, e ndryshuar”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a., me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e rregulloreve të ndryshuara të Bursës Shqiptare të Titujve”;
  6. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e rregullores së ndryshuar të shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG””;
  7. Projekt “Mbi miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Brokas Securities” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e aksionarit të ri me pjesëmarrje influencuese”;
  8. Projekt “Mbi regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  9. Projekt “Mbi licencimin e shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. edhe si shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive”;
  10. Projekt “Për miratimin e fondit të pensionit vullnetar “Smart Pension”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a. dhe miratimin e prospektit të këtij fondi”;
  11. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Ansig” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin tematik në shoqërinë e sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  13. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  14. Të tjera.