26 Prill 2022

Ecuria e tregut të Titujve të Qeverisë për periudhën janar–mars 2022

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar-mars 2022, u dominua në masën 69.43% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 30.57% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 78.44% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar–mars 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 57.97% dhe 26.20% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar–mars 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.00% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar–mars 2022, ka pasur një rritje prej 848 milionë lekë ose 88.18% krahasuar me periudhën janar–mars 2021. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 32.10%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar–mars 2022, ka pasur një rritje prej 283 milionë lekë ose 61.84%, gjithashtu pati rritje në numrin e transaksioneve në masën 17.45%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 1,131 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar–mars 2021.


Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
janar – mars 2022 2021 2022 `22/`21-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 961.98 1,810.25 88.18  
 
Individë 886.98 587.45 (33.77)  
Persona juridike 75.00 1,222.80 1,530.40  
C Blerje para afatit të maturimit 457.04 739.67 61.84  
 
 Individë 413.64 484.67 17.17  
Persona juridikë 43.40 255.00 487.56  


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar–mars 2022 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.