28 Prill 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 prill 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e udhëzimit “Mbi pritshmëritë rregullatore për tregun e sipërmarrjeve të investimeve kolektive, për periudhën prill-qershor 2022”;
  2. Miratimin e disa shtesave dhe ndryshimeve në Rregulloren nr. 79, datë 31.08.2015 “Për miratimin/licencimin e personave për të ushtruar veprimtarinë e agjentit në sigurime, si dhe rastet e mospranimit të regjistrimit të tij dhe refuzimit të licencës”, e ndryshuar;
  3. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Bursa Shqiptare e Titujve ALSE” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e rregulloreve të ndryshuara të shoqërisë;
  4. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Regjistri Shqiptar i Titujve ALREG” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e rregullores së ndryshuar të shoqërisë;
  5. Miratimin e përshtatshmërisë së shoqërisë “Brokas Securities” sh.a. me kërkesat e Ligjit 62/2020 “Për Tregjet e Kapitalit” dhe rregulloreve në zbatim të tij, si dhe miratimin e aksionarit të ri me pjesëmarrje influencuese;
  6. Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka e Tiranës” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
  7. Licencimin e shoqërisë administruese të fondeve të pensionit “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a. edhe si shoqëri administruese e sipërmarrjeve të investimeve kolektive;
  8. Miratimin e fondit të pensionit vullnetar “Smart Pension”, nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a., të kontratave tip të fondit, si dhe miratimin e prospektit të këtij fondi;
  9. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.