6 Maj 2022

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 31.03.2022

Gjatë periudhës 31.03.2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Miks” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” dhe “Albsig Selective Equity ETFs” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD” administrohet nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.03.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 76.79 miliardë lekë me një ulje prej 898 milionë lekë ose 1.16%, krahasuar me 31.12.2021.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 65.35% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 0.83% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.03.2022 është 40,807 me një rritje prej 1.88% krahasuar me 31.12.2021.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’21 31.03’22 31.12.’21-31.03’22
Asetet neto të FI 77,691 76,792 (1.16)

Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  31.03.2022
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 29,926 47,295
Raiffeisen Vizion 6,376 18,152
Raiffeisen Invest EURO 2,617 6,988
Credins PREMIUM 1,098 2,699
ABI EIA 136 451
Raiffeisen MIKS 101 425     
Albsig Standard 104 270
WVP Top Invest 307 192
WVP Global 127 167
ABI FLEX EURO 13 100
ABI FLEX USD 2 55  
TOTAL 40,807 76,792


Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 31.03.2022

  


Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 31.03.2022, kliko këtu.