17 Maj 2022

AMF organizon më 19 maj 2022 konferencën ndërkombëtare “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), organizon më 19 maj 2022 konferencën ndërkombëtare “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”.     

Konferenca mbledh së bashku përfaqësues të nivelit të lartë nga Qeveria shqiptare, mbikëqyrësit financiarë, si edhe institucionet financiare kombëtare dhe ndërkombëtare.

Eventi pritet të shërbejë si një platformë dialogu mes institucioneve financiare në vend, institucioneve financiare ndërkombëtare, rregullatorëve nga vendet e BE-së dhe vendet e rajonit, si edhe aktorëve të tregut, për të shtuar përpjekjet e përbashkëta për zhvillimin e tregjeve të kapitalit në Shqipëri.