20 Maj 2022

Paneli i tretë – “Eksperiencat rajonale, harmonizimi dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së për tregun e kapitaleve”

Tema e panelit të tretë ishte “Eksperiencat rajonale, harmonizimi dhe përafrimi me legjislacionin e BE-së për tregun e kapitaleve”. Në panelin e drejtuar nga znj. Mimoza Kaçi, Nëndrejtore Ekzekutive e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, morën pjesë znj. Birgit Puck, Drejtore e Mbikëqyrjes së Tregut të Titujve në Autoritetin Austriak të Tregjeve Financiare, z. Žiga Kosi, Këshilltar i Lartë në Agjencinë Sllovene të Tregut të Titujve, z. Paul Baranga, Drejtor i Mbikëqyrjes së Integruar në Autoritetin Rumun të Mbikëqyrjes Financiare, z. Andi Ballta, Drejtor i Përgjithshëm i Bankës Amerikane të Investimeve, Bashkëaksioner i ALSE, si edhe z. Ivan Shteriev, Drejtor Ekzekutiv i Bursës Maqedonase.

Panelistët ofruan pikëpamjet e tyre në lidhje me sfidat e përafrimit të legjislacionit dhe direktivave evropiane për tregjet e kapitalit, si edhe praktikat më të mira që vendet e rajonit kanë ndjekur për zhvillimin e këtyre tregjeve.