20 Maj 2022

Paneli i dytë – “Diversifikimi dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit – këndvështrimi i Institucioneve Financiare Ndërkombëtare”

Tema e panelit të dytë të konferencës ishte “Diversifikimi dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit – këndvështrimi i Institucioneve Financiare Ndërkombëtare”. Në panelin e drejtuar nga z. Max Weber, Partner i Ernst & Young Gjermani, morën pjesë z. Emanual Salinas Munoz, Menaxher i Bankës Botërore për Shqipërinë, znj. Yan Sun, Drejtuese e Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërinë, si edhe z. Jim Turnbull, Nëndrejtor i Zhvillimit të Tregut të Kapitaleve nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) Londër.

Panelistët ofruan pikëpamjet e institucioneve financiare ndërkombëtare mbi rëndësinë e diversifikimit të tregjeve financiare, nisur edhe nga efektet e pandemisë dhe krizës së fundit, konstatimet e tyre mbi situatën aktuale ekonomike, si edhe perspektivat për të ardhmen.