20 Maj 2022

Paneli i parë – “Zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri – nga forcimi i stabilitetit financiar në mbështetjen e rritjes ekonomike”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore (BB) dhe Sekretariatin Shtetëror të Zvicrës për Çështjet Ekonomike (SECO), organizoi më 19 maj 2022 konferencën ndërkombëtare me temë “Diversifikimi i sistemit financiar përmes reformave të tregut të kapitaleve”. 

Konferenca ishte e organizuar në tre panele kryesore, ku Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i AMF, z. Ervin Mete, ishte pjesë e panelit të parë me temë “Zhvillimi i sektorit financiar në Shqipëri: nga forcimi i stabilitetit financiar në mbështetjen e rritjes ekonomike”, të drejtuar nga z. Michael Edwards, Këshilltar i lartë për sektorin financiar pranë Bankës Botërore, me panelistë znj. Delina Ibrahimaj, Ministre e Financave dhe Ekonomisë dhe z. Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

Panelistët diskutuan mbi rolin e institucioneve financiare në forcimin e stabilitetit, diversifikimin e tregjeve financiare, si edhe mundësitë e shfrytëzimit të potencialeve të tregjeve të kapitalit në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit.