26 Maj 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e martë, datë 31.05.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Për miratimin e manualit të mbikëqyrjes me bazë riskun për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive”;
  4. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 31.03.2022;
  5. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Albsig”;
  6. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Credins Pension”;
  7. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Raiffeisen”;
  8. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Sigal”;
  9. Projekt “Mbi miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve për vitin 2022”;
  10. Projekt “Për heqjen e njohjes dhe c’regjistrimin e shoqërisë “Prodata Securities” sh.a., si agjent i lidhur i brokerit të huaj”;
  11. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  12. Të tjera.