31 Maj 2022
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 31 maj 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e manualit të mbikëqyrjes me bazë risku për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Albsig;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Credins Pension;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Raiffeisen;
- Miratimin e ndryshimeve në prospektin e fondit të pensionit Sigal;
- Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimeve për vitin 2022;
- Heqjen e njohjes dhe çregjistrimin e shoqërisë “Prodata Securities” sh.a., si agjent i lidhur i brokerit të huaj;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.
Shqip
English