24 Qershor 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 30.06.2022, ora 09:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2021 dhe 31.03.2022;
  4. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2022;
  5. Informacion mbi ecurinë e realizimit të buxhetit 4-mujor të vitit 2022, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  6. Projekt “Mbi pezullimin e licencave të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a. për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj”;
  7. Projekt “Mbi depozitimin nga SHAFP dhe SIK të raporteve të auditimit të pasqyrave financiare për vitin 2021”;
  8. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë “Eurosig” sh.a.”;
  9. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  10. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  11. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  13. Projekt “Mbi inspektimin për çështje të caktuara në shoqërinë e brokerimit “IFIS Broker” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  15. Të tjera.