30 Qershor 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 qershor 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 31.12.2021 dhe 31.03.2022;
  2. Provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për tremujorin e parë të vitit 2022;
  3. Ecurinë e realizimit të buxhetit 4-mujor të vitit 2022, të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  4. Miratimin e një ndryshimi në Rregulloren e AMF-së nr. 155, datë 23.12.2014 “Për përcaktimin e elementëve të përllogaritjes dhe nivelet e tarifave që u ngarkohen subjekteve të mbikëqyrura, si dhe procedurat e arkëtimit dhe rakordimit të tyre”, e ndryshuar;
  5. Pezullimin e licencave të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a. për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj;
  6. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.