22 Korrik 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 29.07.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021”;
  4. Projekt “Mbi shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit të Bordit nr. 88, datë 28.04.2022”;
  5. Informacion mbi procesin e miratimit të projektligjit “Për fondet e pensionit privat”;
  6. Informacion mbi mbledhjen e Komitetit të Rrezikut për fondet e pensionit vullnetar;
  7. Projekt “Mbi regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Union” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  8. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të pensionit vullnetar Sigal”;
  9. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Ansig” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  10. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  11. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Eurosig” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin tematik pranë shoqërisë së sigurimit “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a., për dëmet objekt fond kompensimi, si dhe për praktikat e dëmeve për të cilat shoqëritë e sigurimit kryejnë funksionin e entit kompensues”;
  13. Projekt “Mbi inspektimin e ushtruar pranë Byrosë Shqiptare të Sigurimit, në lidhje me zbatimin e vendimit të Bordit të Autoritetit”;
  14. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratores së shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “WVP-Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.”;
  17. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  18. Të tjera.