
29 Korrik 2022
Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare
Në mbledhjen e datës 29 korrik 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:
- Miratimin e Raportit të Mbikëqyrjes së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2021;
- Shtyrjen e afatit të zbatimit të vendimit të Bordit nr. 88, datë 28.04.2022;
- Regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Union” sh.a. për emetimin e obligacioneve;
- Miratimin e ndryshimeve të prospektit të fondit të pensionit vullnetar Sigal;
- Miratimin e riemërimit të Administratores së shoqërisë së sigurimit “Insig Jetë” sh.a.;
- Miratimin e emërimit të anëtares së Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Raiffeisen Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
- Miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë së brokerimit në sigurime “WVP-Ndërmjetësim në Sigurime” sh.a.;
- Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.