
Ecuria e tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022
Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2021, u dominua në masën 64.08% nga transaksione në instrumente afatgjatë (obligacione) dhe 35.92% nga transaksionet në instrumente afatshkurtër (bono thesari). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 72.03% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.
Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për periudhën janar – qershor 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 58.83% dhe 28.15% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.
Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për periudhën janar – qershor 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 98.10% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
Dy grupet e transaksioneve B dhe C
Transaksioni i llojit B “Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë periudhës janar – qershor 2022, ka pasur një rritje prej 929 milionë lekë ose 64.02% krahasuar me periudhën janar – qershor 2021. Numri i transaksioneve i llojit B është ulur në masën 19.01%.
Transaksioni i llojit C “Blerje para afatit të maturimit” gjatë periudhës janar – qershor 2022, ka pasur një rritje prej 437 milionë lekë ose 42.98%, ndërkohë pati gjithashtu rritje në numrin e transaksioneve në masën 14.38%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 1,366 milionë lekë, krahasuar me periudhën janar – qershor 2021.
Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë
Lloji i Transaksionit | Vlera nominale | Ndryshimi | |||
(në mln lekë) | (në %) | ||||
janar – qershor | 2021 | 2022 | `22/`21-1 | ||
B | Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar | 1,450.91 | 2,379.85 | 64.02 | |
Individë | 1,201.79 | 1,128.80 | (6.07) | ||
Persona juridike | 249.12 | 1,251.05 | 402.19 | ||
C | Blerje para afatit të maturimit | 1,017.88 | 1,455.37 | 42.98 | |
Individë | 974.48 | 1,100.37 | 12.92 | ||
Persona juridikë | 43.40 | 355.00 | 717.97 |
Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën janar – qershor 2022 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.