Ecuria e Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2022
Gjatë periudhës janar-qershor 2022, në tregun e pensioneve private vullnetare ushtruan aktivitetin e tyre katër fonde pensioni. Analiza e të dhënave për tregun e pensioneve private vullnetare më 30.06.2022 tregon një total asetesh neto prej 5,126.94 milionë lekë (43.04 milionë euro[1]) dhe me një rritje prej 542.40 milionë lekë (11.83%) krahasuar me 31.12.2021. Numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, më 30.06.2022 rezultoi 35,700 anëtarë duke shënuar një rritje prej 6.34 % krahasuar me 31.12.2021.
Tregues të fondeve të pensioneve
| Përshkrimi | Vlera (milionë lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’21 | 30.06.’22 | 31.12.’21-30.06’22 | |
| Asetet neto të FP | 4,584.54 | 5,126.94 | 11.83 |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të pensioneve 30.06.2022
| Fond Pensioni | Numri i anëtarëve në FP | Asete Neto (milionë. lekë) |
| SIGAL | 9,870 | 2,303.73 |
| CREDINS PENSION | 18,603 | 1,460.87 |
| RAIFFEISEN | 3,469 | 1,123.28 |
| ALBSIG | 3,758 |
239.06 |
| TOTAL | 35,700 |
5,126.94 |
Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e pensioneve, 30.06.2022 (Në %)
Për të lexuar materialin e plotë të Tregut të Pensioneve Private Vullnetare, 30.06.2022 (në versionin EXCEL), ju lutem klikoni këtu.
1 euro = 119.13 lekë
Shqip
English