24 Gusht 2022

Ecuria e tregut të Fondeve të Investimeve, 30.06.2022

Gjatë periudhës janar-qershor 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre njëmbëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohet nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”administrohet nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.

Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 30.06.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 71.24 miliardë lekë me një ulje prej 6,448 milionë lekë ose 8.30%, krahasuar me 31.12.2021.

Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 66.31% të aseteve të fondeve, me një zbritje prej 4.77% krahasuar me 31.12.2021.

Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 30.06.2022 është 39,856 me një zbritje prej 0.49% krahasuar me 31.12.2021.


Tregues të fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                                                                                 

Përshkrimi Vlera (mln. lekë) Ndryshimi (Në %)
  31.12.’21 30.06’22 31.12.’21-30.06’22
Asetet neto të FI 77,691 71,243 (8.30)



Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve                                                                                                                                                                                       
  30.06.2022
Fond Investimi Numri i anëtarëve në FI Asete Neto (mln. lekë)
Raiffeisen PRESTIGJ 29,322 44,042
Raiffeisen Vizion 6,270 17,206
Raiffeisen Invest EURO 2,385 5,846
Credins PREMIUM 1,050 2,406
ABI EIA 121 398
Raiffeisen MIX 99 383      
Albsig Standard 120 257
WVP Top Invest 313 181
WVP Global 160 172
ABI FLEX EURO 14 298
ABI FLEX USD 2 54   
TOTAL 39,856 71,243



Ndarja e tregut sipas numrit të anëtarëve në fondet e investimeve, 30.06.2022

     

 





Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për periudhën 30.06.2022, kliko këtu.