25 Gusht 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 31.08.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK, mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.06.2022;
  4. Informacion mbi situatën në tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK);
  5. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në Manualin nr. 105, datë 31.05.2022 “Për Mbikëqyrjen me Bazë Risku për Sipërmarrjet e Investimeve Kolektive””;
  6. Projekt “Për miratimin e kushteve standarde të kontratës së sigurimit të jetës së personelit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, që dërgohen në misione ushtarake dhe stërvitje jashtë vendit”;
  7. Projekt “Për dhënien e të drejtës “Bankës Raiffeisen” për ofrimin e shërbimit të investimit për shitjen online të Bonove të Thesarit, nëpërmjet platformës “Raiffeisen ON””;
  8. Projekt “Mbi regjistrimin e aktofertës së shoqërisë “Banka Credins” sh.a. për emetimin e obligacioneve”;
  9. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “ABI Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022”;
  10. Projekt “Për miratimin e shoqërisë audituese, për auditimin e pasqyrave financiare të shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a., për vitin financiar që mbyllet më 31.12.2022”;
  11. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë SHAFP dhe SIK “Credins Invest” sh.a.”;
  12. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë shoqërisë administruese “WVP Fund Management Tirana” sh.a.”;
  13. Informacion mbi inspektimet në vend për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit pranë shoqërive administruese “Albsig Invest” sh.a., “Credins Invest” sh.a., “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a., “Abi Invest” sh.a. dhe “WVP Fund Management Tirana” sh.a.;
  14. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës së shoqërisë “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a. dhe shoqërisë “Sigal Life Uniqa Group Austria” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi miratimin e emërimit të Administratorit dhe riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Suntrust Broker” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  17. Të tjera.