23 Shtator 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e enjte, datë 29.09.2022, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Shërbimeve Financiare të Maltës (MFSA)”;
  4. Mbi analizat financiare të shoqërive të sigurimit, për periudhën 30.06.2022;
  5. Informacion mbi provigjonet teknike dhe matematike të shoqërive të sigurimit si dhe çështje të tjera aktuariale, siç paraqiten në raportimet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2022;
  6. Informacion mbi situatën në tregun e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive (SIK);
  7. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si kujdestar të portofolit të palëve të treta””;
  8. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si Bursë DLT””;
  9. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve të Rregullores nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”, e ndryshuar”;
  10. Projekt “Mbi ndryshimin e Rregullores nr. 37, datë 28.05.2015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit”;
  11. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës së emetuesit, shoqëria “Das Oil” sh.p.k., për emetimin e obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse në lekë”;
  12. Projekt “Mbi zgjatjen e afatit të pezullimit të licencave të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a. për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj”;
  13. Projekt “Mbi inspektimin me bazë risku pranë shoqërisë “Insig Jetë” sh.a.”;
  14. Projekt “Mbi inspektimin tematik për dëmet pranë shoqërisë “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  15. Projekt “Mbi inspektimin tematik të përbashkët me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), pranë shoqërisë “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  16. Projekt “Mbi inspektimin tematik të përbashkët me Autoritetin e Mbikëqyrjes së Tregjeve Financiare të Austrisë (FMA), pranë shoqërisë “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a.”;
  17. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Albsig” sh.a., “Albsig Jetë” sh.a., “Ansig” sh.a., “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a., “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a., “Insig Jetë” sh.a. dhe “SiCRED” sh.a., për vitin ushtrimor 2022”;
  18. Projekt “Për miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.”;
  19. Projekt “Për miratimin e riemërimit të Administratorit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a.”;
  20. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.”;
  21. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”;
  22. Të tjera.