29 Shtator 2022

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 29 shtator 2022, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

  1. Miratimin e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptimit ndërmjet Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare dhe Autoritetit të Shërbimeve Financiare të Maltës (MFSA);
  2. Miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si kujdestar të portofolit të palëve të treta”;
  3. Miratimin e rregullores “Për licencimin e subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë si Bursë DLT”;
  4. Miratimin e ndryshimeve të Rregullores nr. 89, datë 27.06.2016 “Për kriteret dhe kërkesat për miratimin e shoqërisë audituese të shoqërive administruese të sipërmarrjeve të investimeve kolektive dhe shoqërive administruese të fondeve të pensionit vullnetar”, e ndryshuar;
  5. Miratimin e ndryshimeve të Rregullores nr. 37, datë 28.02015 “Për përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për përzgjedhjen e shoqërisë audituese për shoqërinë e sigurimit”;
  6. Regjistrimin e aktofertës së emetuesit, shoqëria “Das Oil” sh.p.k., për emetimin e obligacioneve afatgjatë me normë interesi fikse në lekë;
  7. Zgjatjen e afatit të pezullimit të licencave të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a. për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj;
  8. Miratimin e shoqërive audituese për shoqëritë e sigurimit “Albsig” sh.a., “Albsig Jetë” sh.a., “Ansig” sh.a., “Atlantik-Shoqëri Sigurimesh” sh.a., “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a., “Insig Jetë” sh.a. dhe “SiCRED” sh.a., për vitin ushtrimor 2022;
  9. Miratimin e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm dhe anëtarit të Bordit Drejtues të shoqërisë së sigurimit “Intersig VIG” sh.a.;
  10. Miratimin e riemërimit të Administratorit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “Albsig Jetë” sh.a.;
  11. Miratimin e riemërimit të anëtarit të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “Credins Invest-Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a.;
  12. Miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime.