17 Nentor 2022

Paneli i parë – “Këndvështrimi i institucioneve shqiptare”

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, në bashkëpunim me Bankën Botërore (BB) dhe Sekretariatin Shtetëror Zviceran për Çështje Ekonomike (SECO), organizoi më 16 nëntor 2022 konferencën ndërkombëtare me temë “Financat e gjelbra – Mundësi për sektorin financiar në Shqipëri”.

Konferenca ishte e organizuar në tre panele kryesore. Tema e panelit të parë ishte “Këndvështrimi i institucioneve shqiptare”. Panelistë në këtë diskutim të drejtuar nga z. Alper Ahmet Oguz, Specialist i lartë për sektorin financiar pranë Bankës Botërore, ishin z. Ervin Mete, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit, znj. Frida Krifca, Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe znj. Luljeta Minxhozi, Zv/Guvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë.

Panelistët diskutuan mbi perspektivat, mundësitë dhe rëndësinë e orientimit të financave të gjelbra drejt një zhvillimi ekonomik të qëndrueshëm, duke respektuar njëkohësisht ambjentin.