25 Nentor 2022

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e mërkurë, datë 30.11.2022, ora 11:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Informacion mbi strategjinë e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare 2023-2027;
  4. Projekt “Për miratimin e buxhetit të vitit 2023 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare”;
  5. Projekt “Për miratimin e rregullores “Për procedurat e likuidimit vullnetar dhe likuidimit të detyrueshëm të Bursës DLT, Kujdestarit të Portofolit të Palëve të Treta dhe Sipërmarrjes së Automatizuar të Investimeve Kolektive TD””;
  6. Informacion mbi gjendjen financiare të tregjeve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe SIK,  mbi bazën e pasqyrave financiare të 30.09.2022; 
  7. Projekt “Për regjistrimin e aktofertave të shoqërisë “Banka Amerikane e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve në Lekë dhe në Euro”; 
  8. Projekt “Për regjistrimin e aktofertës të shoqërisë “Banka e Parë e Investimeve” sh.a. për emetimin e obligacioneve në Euro”; 
  9. Projekt “Për miratimin e ndryshimeve në prospektin e SIK “ABI Flex USD””; 
  10. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë SHAFP dhe SIK “Albsig Invest” sh.a.”; 
  11. Informacion mbi inspektimet në vend lidhur me parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; 
  12. Projekt “Për miratimin e shoqërive audituese, për shoqëritë e sigurimit “Intersig Vienna Insurance Group” sh.a. dhe “Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group” sh.a. për vitin ushtrimor 2022”; 
  13. Projekt “Për miratimin e riemërimit të anëtarëve të Këshillit të Administrimit të shoqërisë “ABI Invest” - Shoqëri Administruese e Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”; 
  14. Projekt “Për miratimin e personelit kyç të shoqërisë “Tirana Bank” - Depozitar i Aseteve të Fondeve të Pensionit Vullnetar dhe i Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive sh.a.”;
  15. Projekt “Për rinovimin e licencës së Aktuarëve të Autorizuar në sigurime”; 
  16. Projekt “Mbi miratimin e ushtrimit të veprimtarisë së agjentit në sigurime”; 
  17. Të tjera.