13 Dhjetor 2007

1 Vit AMF - Zhvillohet takimi “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”


Njoftim                                                                                                                        

 

Tiranë, 10 Dhjetor 2007

Hotel Sheraton dhe Kullat, Salla Iliria 1

 

1 Vit AMF  -  Zhvillohet takimi “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”

 

Me rastin e 1 vjetorit të krijimit , më  10 Dhjetor 2007 Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare zhvilloi në Hotel Sheraton dhe Kullat takimin “Zhvillimi dhe sfidat e tregjeve financiare jo – bankare”, për të paraqitur punën e kryer nga ky institucion në vitin e parë të aktivitetit të tij dhe më tej objektivat e projektet për përballimin me sukses të sfidave të zhvillimit te tregjeve financiare jo - bankare. AMF filloi aktivitetin e saj rreth një vit më parë, duke integruar funksionet e kryera nga rregullatorët e mëparshëm në fushat e sigurimeve, letrave me vlerë dhe pensioneve private suplementare.

 

Në takimin e ndjekur nga  përfaqësues të institucioneve të ndryshme, mori pjesë Kryeministri i vendit, Prof. Sali Berisha, Ministri i Financave  Z. Ridvan Bode, Ministri i Ekonomisë  Z. Genc Ruli, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Z. Adrian Fullani, Z. Hashim Rexhepi Zv / Drejtori i Autoritetit Bankar Qendror të Kosovës  dhe personalitete të tjera në vend.

 

Në fjalën e saj, Zj. Elisabeta Gjoni – Kryetare e AMF-së evidentoi fushat e prioriteteve të institucionit në vitin e parë të punës. Këto prioritete lidhen me diagnostikimin e tregut, me fokus ate te sigurimeve; hartimin e një plani të plotë të zhvillimit të mbikëqyrjes;rishikimin e kuadrit ligjor ekzistues për tregjet financiare jo-bankare  dhe përshtatjen e tij me direktivat Europiane e standardet ndërkombëtare dhe zhvillimin e një sistemi të përshtatshëm të teknologjisë së informacionit me baza të dhënash të shumëfishta. Në harkun e një viti, AMF ka ndjekur me vëmendje dhe ka trajtuar problemet që lidhen me zhvillimin e tregjeve të sigurimeve, letrave me vlerë dhe sigurimeve në shqipëri. Në diagnostikimin e  tregut të sigurimeve janë përfshirë elementë të metodologjisë bashkëkohore të mbikëqyrjes me bazë riskun. Rezultatet e analizave janë reflektuar në adoptimin e rregulloreve dhe dhe nxjerjen e konkluzioneve përkatëse e rekomandimeve për shoqëritë.

 

Ndër arritjet e punës 1 vjecare të AMF-së  u përmendën: Krijimi i qendrës kombëtare të të dhënave të Sigurimit të detyrueshëm Motorrik në funksion të zgjidhjes së problemeve dhe modernizimit të infrastrukturës së sigurimeve të detyrueshme, hartimi dhe nxjerrja e një sërë aktesh nënligjore që pasqyrojnë direktivat europiane për të tre sektorët, amendime në ligjet ekzistuese për cështje të rëndësishme si niveli i fondit të garancisë, krijimi i sistemit GSRM për fushën e letrave me vlerë, zhvillimi i trainimeve të ndryshme, forcimi i rolit të profesionalistëve në sistemin financiar, etj. Në drejtim të rritjes së komunikimit dhe transparencës me publikut AMF ka vënë në dispozicion të publikut  informacione të ndryshme të përditësuara në faqen e internetit.

 

Në fjalën e tij, Kryeministri i Shqipërisë, Z. Sali Berisha ndër të tjera tha se  krijimi i këtij institucioni erdhi si rezultat i kërkesave në rritje për rregullimin e tregut financiar jo – bankar.Tre autoritete u shkrinë në një : i sigurimeve, i pensioneve dhe letrave me vlerë dhe në standardin më të mirë ekzistues u krijua AMF. Në 1 vit është dëshmuar qartë që AMF po përmbush misionin e tij shumë të rëndësishëm për zhvillimin e tregjeve bankare financiare dhe para së gjithash mbrojtjen e konsumatorit. Në bashkëpunim me qeverinë janë marrë dhe po merren masa të pandërprera për rritjen dhe zhvillimin e tregjeve financiare jo – bankare. Shqipëria ka një ekonomi të re, dinamike dhe entuziaste, por kjo ekonomi duhet të shohë rregullat dhe të garantojë qëndrueshërinë. Shqipëria është absolutisht para asaj që ne e mendojmë dhe nuk është ajo që tërheqim ne, por është ajo që na tërheq ne.  Reforma e pensioneve është nga reformat më të mëdha kudo sot, jo vetëm për shqipërinë. Ne do të hapim një debat konstruktiv me opozitën, për të gjetur një ujdi, pasi është reformë që instalohet për afate shumë të gjata

 

Ministri i Financave theksoi rëndësinë e krijimit të AMF-së si institucion rregullator i integruar, duke u ndalur në zhvillimet e vrullshme në tregjet e sigurimeve, pensioneve dhe letrave me vlerë dhe rolin që ata kanë në zhvillimin makroekonomik të vendit.

 

Rëndësia e bashkëpunimit midis tregjeve dhe rregullatorëve në rajon dhe kontributi i shoqërive shqiptare në zhvillimin e tregjeve financiare jo – bankare të Kosovës, zunë një vend të vecantë në fjalën e Z. Hashim Rexhepi,nënkryetar i Autoritetit Bankar Qendror të Kosovës. Ai u ndal në problemet e sigurimeve të detyrueshme në Kosovë dhe në gjetjen e rrugëve për liberalizimin e këtij tregu.

 

Bashkëpunimi midis institucioneve rregullatore në vend në drejtim të mirëfunksionimit dhe zhvillimit të tregjeve financiare zuri një vend të rëndësishëm në fjalën e Guvernatorit Fullani, ndërsa interes të vecantë paraqitën prezantimet mbi klimën për investimet e huaja në sektorin financiar nga përfaqësuesi i shoqërisë TBIH, Christian Wolfs dhe rëndësia e zhvillimit të tregut të letrave me vlerë nga përfaqësuesi i BKT-së, Z. Seyhan Pencapligil.

 

Fjala e Kryeministrit BERISHA në 1 vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

 

Për të hapur fjalimin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/Fjala%20e%20kryeministrit%20Berisha.pdf

 

Fjala e Kryetares Elisabeta GJONI në 1 vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

 

Për të hapur fjalimin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/E.%20Gjoni.pdf

 

Prezantimi i  Nënkryetarit Keler GJIKA në 1 vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

 

Për të hapur prezantimin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/AMF%20-%20Zhvillime%20KG.pps

 

Fjala e Nënkryetares Ermela GUXHOLLI në 1 vjetorin e themelimit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

 

Për të hapur fjalimin klikoni në linkun e mëposhtëm:

http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/E.Guxholli.pdf   

Galeria e Fotografive

Për të hapur galerinë e plotë të fotografive klikoni në linkun e mëposhtëm:
http://www.amf.gov.al/pdf/publikime2/periodik/arkive/sigurime/AMF%201-Vit.pps

Kontakt: [email protected]