25 Janar 2023

Ecuria e tregut me Pakicë të Titujve të Qeverisë për vitin 2022

Vëllimi i tregut sekondar të titujve të Qeverisë për vitin 2022, u dominua në masën 50.52% nga transaksione në instrumente afatshkurtër (bono thesari) dhe 49.48% nga transaksionet në instrumente afatgjatë (obligacione). Parë nga këndvështrimi i numrit të transaksioneve, 80.01% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të titujve të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera në bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të titujve të Qeverisë për vitin 2022, flasin për një dominim të transaksioneve “Blerje në tregun primar” dhe “Shlyerje e vlerës nominale në maturim” përkatësisht me 67.77% dhe 18.96% kundrejt vëllimit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të titujve të Qeverisë, për vitin 2022 dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë 99.06% të të gjitha transaksioneve në këtë treg.
                                   
Dy grupet e transaksioneve B dhe C

Transaksioni i llojit B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar” gjatë vitit 2022, ka pasur një rritje prej 3,668 milionë lekë ose 147.68% krahasuar me vitin 2021. Numri i transaksioneve i llojit B është rritur në masën 87.26%.

Transaksioni i llojit C Blerje para afatit të maturimit” gjatë vitit 2022, ka pasur një rritje prej 397 milionë lekë ose 14.54%, ndërkohë pati një ulje në numrin e transaksioneve në masën 13.13%, krahasuar me vitin 2021.

Në totalin e transaksioneve të llojit B dhe C të marra së bashku, vihet re një rritje në vlerë absolute me rreth 4,066 milionë lekë, krahasuar me vitin 2021.


Tregu Sekondar i Titujve të Qeverisë

 

Lloji i Transaksionit Vlera nominale Ndryshimi  
(në mln lekë) (në %)  
viti 2021 2022 `22/`21-1  
B Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar 2,483.91 6,152.19 147.68  
 
Individë 1,885.37 4,491.87 138.25  
Persona juridike 598.54 1,660.32 177.39  
C Blerje para afatit të maturimit 2,734.54 3,132.01 14.54  
 
 Individë 2,257.92 2,777.01 22.99  
Persona juridikë 476.62 355.00 (25.52)  


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për vitin 2022 (në versionin EXCEL) klikoni këtu.