Ecuria e tregut të fondeve të investimeve, 31.12.2022
Gjatë vitit 2022, në tregun e fondeve të investimeve ushtruan aktivitetin e tyre trembëdhjetë fonde investimi. Fondi i investimeve “Raiffeisen Prestigj”, “Raiffeisen Invest Euro”, “Raiffeisen Vizion” dhe “Raiffeisen Mix” të administruara nga shoqëria “Raiffeisen Invest” sh.a, fondi i investimeve “Credins Premium” së bashku me fondet alternative “SEE LAND” dhe “GREEN VIEW” janë nën administrimin e shoqërisë administruese “Credins Invest” sh.a, fondi “WVP Top Invest” dhe fondi “WVP GLOBAL” administrohen nga shoqëria “WVP Fund Management Tirana sh.a”, fondi i investimeve “Albsig Standard” nën administrimin e shoqërisë administruese “Albsig Invest” sh.a, fondi “ABI EIA”, “ABI FLEX EURO”, “ABI FLEX USD”, administrohen nga shoqëria “ABI Invest” sh.a.
Sipas analizës së të dhënave për tregun e fondeve të investimeve në 31.12.2022, vlera neto e aseteve të Fondeve, arriti rreth 45.06 miliardë lekë me një ulje prej 35,839 milionë lekë ose 43.76%, krahasuar me 31.12.2021.
Ky treg dominohet kryesisht nga investimet në Obligacione Qeveritare, të cilat përbëjnë 66.52% të aseteve të fondeve, me një rritje prej 2.02% krahasuar me 31.12.2021.
Numri i anëtarëve që kanë investuar në Fondet e Investimit më 31.12.2022 është 28,953 me një ulje prej 27.72% krahasuar me 31.12.2021.
Tregues të fondeve të investimeve
| Përshkrimi | Vlera (mln. lekë) | Ndryshimi (Në %) | |
| 31.12.’21 | 31.12’22 | 31.12.’21-31.12’22 | |
| Asetet neto të FI | 81,894 | 46,054 | (43.76) |
Asetet neto dhe numri i anëtarëve sipas fondeve të investimeve
31.12.2022
| Fond Investimi | Numri i anëtarëve në FI | Asete Neto (mln. lekë) |
| Raiffeisen PRESTIGJ | 21,835 | 26,011 |
| Raiffeisen Vizion | 4,080 | 9,249 |
| Raiffeisen Invest EURO | 1,647 | 3,830 |
| Sea Land | 2 | 2,779 |
| Green View | 2 | 1,810 |
| Credins PREMIUM | 563 | 880 |
| ABI EJA | 79 | 339 |
| Raiffeisen MIX | 85 | 243 |
| ABI FLEX EURO | 13 | 290 |
| Albsig Standart | 94 | 200 |
| WVP Top Invest | 318 | 194 |
| WVP Global | 233 | 181 |
| ABI FLEX USD | 2 | 50 |
| TOTAL | 28,953 | 46,054 |

Për të lexuar disa nga treguesit kryesorë të ecurisë së Fondeve të Investimeve për vitin 2022, kliko këtu.
Shqip
English