24 Mars 2023

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Ditën e premte, datë 31.03.2023, ora 10:00, zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, me këtë rend dite:
 

  1. Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;
  2. Miratimi i rendit të ditës;
  3. Projekt “Mbi miratimin e Strategjisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitet 2023-2027”;
  4. Projekt “Mbi miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022”;
  5. Projekt “Mbi miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022”;
  6. Informacion mbi realizimin e buxhetit 12-mujor të vitit 2022 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare;
  7. Projekt “Mbi miratimin e rregullores “Për njohjen e shoqërisë administruese të sipëmarrjeve të investimeve kolektive të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe njohjen e sipërmarrjes së investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuar në një vend anëtar të BE-së””; 
  8. Projekt “Mbi miratimin e rregullores "Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një vend anëtar të BE-së””; 
  9. Informacion mbi monitorimin e treguesve të tregut të SIK gjatë muajit shkurt 2023; 
  10. Projekt “Për miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës”; 
  11. Projekt “Për miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik”; 
  12. Projekt “Mbi miratimin e projekt buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2023”; 
  13. Informacion mbi kategorizimin e nivelit të riskut në bazë të formularëve të vetëvlerësimit për PPP dhe FT, depozituar pranë AMF-së për vitin 2022; 
  14. Projekt “Mbi inspektimin në vend pranë shoqërive të sigurimit “Albsig” sh.a., “Ansig” sh.a. “Atlantik - shoqëri sigurimi”sh.a., “Eurosig” sh.a., “Insig” sh.a.,  Intersig Vienna Insurance Group” sh.a., Sigal Uniqa Group Austria” sh.a.” dhe “Sigma Interalbanian VIG” sh.a.; 
  15. Projekt “Mbi heqjen e licencave me kërkesë të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a., për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj”; 
  16. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” për vitin 2023”; 
  17. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen” për vitin 2023”; 
  18. Projekt “Mbi miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal” për vitin 2023”; 
  19. Projekt “Për miratimin e delegimit të shërbimit të marketingut për fondin e pensionit vullnetar “Smart Pension”, nën administrimin e “Albsig Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., tek shoqëria “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a.”; 
  20. Projekt “Mbi miratimin e emërimit në pozicionin e Administratorit dhe riemërimit të anëtarëve të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë së sigurimit “INSIG” sh.a.”; 
  21. Projekt “Mbi miratimin e emërimit, në pozicionet e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “ABI Invest” sh.a., - Shoqëri Administruese e Fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive”.