31 Mars 2023

Zhvillohet mbledhja e Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 31.03.2023, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, shqyrtoi dhe vendosi:

1. Miratimin e Strategjisë së Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare për vitet 2023-2027;
2. Miratimin e Raportit Vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022;
3. Miratimin e pasqyrave financiare të audituara të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, për vitin 2022;
4. Miratimin e rregullores “Për njohjen e shoqërisë administruese të sipëmarrjeve të investimeve kolektive të licencuar në një vend anëtar të BE-së dhe njohjen e sipërmarrjes së investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuar në një vend anëtar të BE-së”;
5. Miratimin e rregullores "Për regjistrimin e agjentit të shitjes së sipërmarrjeve të investimeve kolektive me pjesëmarrje të hapur me ofertë publike në tituj të transferueshëm të miratuara në një vend anëtar të BE-së”;
6. Miratimin e provigjoneve teknike për shoqëritë e sigurimit që ushtrojnë aktivitetin në klasat e jetës dhe jojetës;
7.  Miratimin e primit të rrezikut për sigurimin e detyrueshëm motorik;
8.  Miratimin e buxhetit të Byrosë Shqiptare të Sigurimit, për vitin 2023;
9.  Heqjen e licencave me kërkesë të shoqërisë “Aksioner International Securities Brokerage” sh.a., për ofrimin e shërbimeve të investimit në tituj;
10.  Miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Credins Pension” për vitin 2023;
11.  Miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Raiffeisen” për vitin 2023;
12.  Miratimin e prospektit të fondit të pensionit vullnetar “Sigal” për vitin 2023;
13. Miratimin e delegimit të shërbimit të marketingut për fondin e pensionit vullnetar “Smart Pension”, nën administrimin e “Albsig Invest - Shoqëri Administruese e Fondeve të Pensionit dhe Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive” sh.a., tek shoqëria “Banka Kombëtare Tregtare” sh.a.;
14. Miratimin e emërimit, në pozicionet e anëtarit të Këshillit të Administrimit dhe Administratorit të shoqërisë “ABI Invest” sh.a., - Shoqëri Administruese e Fondeve të Sipërmarrjeve të Investimeve Kolektive;
15. Të tjera.