2 Mars 2010

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM nr. 79, datë 28.01.2008 "Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës", Komisioni i Organizimit të Testimit për "Broker në Sigurime ", i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 17, datë 23.02.2010, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 25.02.2010, si më poshtë:

Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura:

 

  1. Ervin Rali kalon testin për "Broker në sigurime" për klasat e jo-jetës, jetës dhe për  risigurime.
  2. Rezarta Zhukri kalon testin për "Broker në sigurime" për klasat e jo-jetës dhe  jetës.
  3. Anila Qendro kalon testin për "Broker në sigurime" për klasat e jo-jetës.
  4. Muhamet Gaba kalon testin për "Broker në sigurime" për klasat e jo-jetës.