4 Mars 2010

Shpallje e rezultatit të testimit për vlerësues të dëmeve në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pikës 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime", pikës 14 të VKM nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe neneve 4, 6 dhe 7 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", Komisioni i Organizimit të Testimit për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, i krijuar në bazë të Urdhërit nr. 131, datë 23.02.2010, të Kryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 25.02.2010, si më poshtë:

Komisioni vlerëson, se në bazë të pikëve të mbledhura, kalon testin për:

Vlerësues  i dëmeve materiale (motorike dhe të pronës) dhe Vlerësues i  dëmeve shëndetësore

1. Zj. Silvana Bello
2. Zj. Etleva Kotarja
3. Z. Artur Zhegu