5 Mars 2010

Instalohet platforma e raportimit elektronik të mbikëqyrjes AMF In-Reg

Pas një pune intensive prej më shumë se një vjeçare, AMF ka instaluar në ambientet e saj platformën  e re të raportimit elektronik të mbikëqyrjes AMF In – Reg.  Instalimi vjen pas përfundimit me sukses të fazës së katërt të një projekti të përbashkët të AMF-së me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, me financim nga  Fondi i Ballkanit Perëndimor. 

Synimi i platformës AMF In – Reg është informatizimi  i procesit të raportimit të shoqërive të sigurimit dhe fondeve të pensionit në AMF.  Ndërtimi i saj është realizuar nga AMF në  bashkëpunim me shoqërinë konsulente të përzgjedhur , Vizor, Irlandë, me përvojë të veçantë në realizimin e platformave të ngjashme të mbikqëyrjes financiare në vende të tjera si: Mbretëri e Bashkuar, Irlandë, Slloveni, etj.

Platforma garanton siguri dhe besueshmëri  dhe rrit në të njëjtën kohë efektivitetin e procesit të raportimit prej shoqërive dhe të analizës së të dhënave nga autoriteti.