13 Prill 2010

Mbi raportimin në Komisionin e Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë, të Kryetares së AMF-së, Zj. Elisabeta Gjoni, për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2009

Më datë 13 prill 2010, Kryetarja e Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Zj. Elisabeta Gjoni, raportoi pranë Komisionit të Ekonomisë, në Kuvendin e Shqipërisë, mbi aktivitetin e institucionit dhe zhvillimet e tregjeve financiare jo-bankare, gjatë vitit 2009.

Në fjalën e saj, Zj. Gjoni bëri një përmbledhje të veprimtarisë, përpjekjeve, arritjeve dhe sfidave me të cilat AMF përballet në drejtim të rregullimit dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar jo-bankar në Shqipëri.

Në raportim u paraqit edhe ecuria e tregjeve financiare jo-bankare gjatë vitit 2009, roli aktiv i AMF në drejtim të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve dhe publikut në tërësi, si dhe masat e marra në drejtim të forcimit të mbikëqyrjes së tregjeve nën juridiksionin e AMF.

Raporti i plotë i veprimtarisë, iu vu në dispozicion anëtarëve të Komisionit, të cilët vlerësuan pozitivisht punën e institucionit dhe bënë pyetje e komente të ndryshme në lidhje me zhvillimet në tregjet e mbikëqyrura dhe veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2009.

Për të lexuar tekstin e plotë të fjalës së mbajtur nga Kryetarja e AMF, Zj. Gjoni, përpara Komisionit të Ekonomisë së Kuvendit të Shqipërisë,  klikoni këtu