26 Prill 2010

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për periudhën Janar - Mars 2010

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar-mars 2010 u dominua në masën 72.43% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 27.57% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 97.19 % e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2010, flasin për një dominim të transaksioneve "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" dhe "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar", përkatësisht me 56.92% dhe 23.86% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 97.24% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.        

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C 

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar-mars 2010 ka pasur një rritje prej 1,011 milionë lekë ose në masën 40.17%, krahasuar me vitin 2009, shoqëruar me një rritje në masën 4.97% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar-mars ka pasur një rritje prej 496 milionë lekë ose 252.72%, krahasuar me vitin 2009, ndjekur nga një rritje në masën 166.67% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me vitin 2009, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 1,507 milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2009, 2010

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha Janar - Mars

2009

2010

`10/`09-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

2,516.83

3,527.92

40.17

  

Individë

2,379.21

2,329.37

(2.09)

 

Persona juridikë

137.63

1,198.55

770.85

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

196.26

692.25

252.72

  

 Individë

194.36

332.34

70.99

 

Persona juridikë

1.89

359.919

1,8942.70


Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - mars 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu