5 Maj 2010

Shpallje e rezultatit të testimit për broker në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare", të nenit 81 të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe të VKM nr. 79, datë 28.01.2008 “Për përcaktimin e kritereve dhe procedurave për licencimin e ndërmjetësve në sigurime dhe të rregullave për mbikëqyrjen e veprimtarisë së tyre, si dhe rastet e refuzimit të licencës”, Komisioni i Organizimit të Testimit për “Broker në Sigurime ”, i krijuar në bazë të Urdhrit nr. 31, datë 23.04.2010, të Nënkryetarit të AMF-së, shpall rezultatet e testimit të datës 29.04.2010, si më poshtë:

Komisioni vlerëson se në bazë të pikëve të mbledhura:

1. Z. Gjergji Papa kalon testin për “Broker në sigurime” për klasat e jo-jetës.