19 Maj 2010

Për zhvillimin e testimit për vlerësues dëmesh në sigurime

Në mbështetje dhe për zbatim të nenit 14, pika 3, të Ligjit nr. 9572, datë 3.07.2006, "Për Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare" dhe nenit 89, të Ligjit nr. 9267, datë 29.07.2004, "Për veprimtarinë e sigurimit, të risigurimit dhe ndërmjetësimit në sigurime dhe risigurime" dhe pika 14 e VKM-së, nr. 164, datë 28.01.2008, "Për kriteret dhe procedurat e licencimit të vlerësuesve të dëmeve në sigurime", si dhe të nenit 3 të Rregullores nr. 18, datë 27.03.2008 "Për Organizimin e Testimit Për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime", pranë ambienteve të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, në datë 27 maj 2010, ora 10.00, do të zhvillohet testimi për vlerësues dëmesh në sigurime.

1. Artur Sulçe

Testimi do të zgjasë 2 orë. Testi për Vlerësuesit e Dëmeve në Sigurime, është i formuluar me tre module:

I. Moduli ligjor dhe etike


II. Moduli për dëmet materiale

•    Pyetje teorike
•    Ushtrim praktik

III. Moduli për dëmet shëndetësore

•    Pyetje teorike
•    Ushtrim praktik

Moduli i I-rë, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale si dhe dëmesh shëndetësore.
Moduli i II-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh materiale.

Moduli i III-të, vlen për aplikantët për vlerësues dëmesh shëndetësore.

Aplikanti do të quhet kalues, nëse merr jo me pak se gjysma e pikëve të caktuara nga çdo modul përkatës.

Aplikanti në testim duhet të paraqitet të paktën 15 minuta përpara fillimit të testimit dhe duhet të kenë me vete dokumentet e indentifikimit.