24 Maj 2010

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Prill 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - prill 2010 arritën rreth 2,732 milionë lekë, ose rreth 3 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - prill 2010 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 189,557 duke shënuar një ulje prej rreth 17.81 %, krahasuar me janar - prill 2009. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 91 % të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9 %. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 53 % dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 47 % të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,278 milionë lekë, ose rreth 13 % më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - prill  2010 pati një rritje prej 19.56 % për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 18.24 % krahasuar me janar - prill 2009.

Produkti TPL e brendshme  gjatë periudhës janar - prill 2010 pati një ulje prej 2.5 %  për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një ulje prej 0.59 % krahasuar me janar - prill 2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 41.19 % për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - prill 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 18.46 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2009.


Sigurimi Vullnetar

Në harkun kohor të pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me një strukturë të përmirësuar në favor të sigurimeve vullnetare, që në janar - prill 2010 sollën 53 % të primeve të sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 1,454 milionë lekë, ose 22.77 % më shumë se në janar -  prill të vitit 2009, por me rreth 32.61 % ulje  të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të jo-jetës gjatë periudhës janar - prill 2010 patën rritje me rreth 24.49 % kundrejt periudhës janar - prill 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 870 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 44.77 %  të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 38.36 % .

Në janar - prill të vitit 2010, sigurimet e përgjegjësisë kanë pasur një rritje me rreth 52.87 % krahasuar me periudhën janar - prill 2009.

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - prill 2010 ndihet një rritje prej 8.55 % e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 30.12 % të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar - prill 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar - prill 2010 arritën në rreth 131 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 2.91 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 77.27 % të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e jetës në janar - prill 2010 arritën 238 milionë lekë, ose rreth 14.72 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajve janar - prill 2010 u rritën me rreth 31.99 % krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 546 milionë lekë, apo 86.38 % të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

                                                                                                                                                                                         në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Viti

2009

2010

                                                                                  Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

94

   106

Karton Jeshil

535

1,110

Kasko

95

     95

Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor janar - prill 2010 përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Prill 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Prill 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu