18 Qershor 2010

Mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2009

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, ka kënaqësinë të vërë në dijeni publikun, mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2009.

Në brendësi të publikimit do të gjeni një gamë të larmishme informacioni mbi dendësinë e sigurimeve, shpërndarjen e primeve dhe produkteve të sigurimit sipas prefekturave, si dhe një informacion të detajuar për dëmet e paguara gjatë vitit 2009 sipas zonave gjeografike.

Shpresojmë që ky publikim të jetë me interes për Ju.

Për të lexuar tekstin e plotë të publikimit të Gjeografisë së Tregut të Sigurimeve 2009 (në versionin EXCEL) klikoni këtu