25 Qershor 2010

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Maj 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - maj 2010 arritën rreth 3,311 milionë lekë, ose 0.72 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - maj 2010 numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 246,169 duke shënuar një ulje prej rreth 17.62 %, krahasuar me janar - maj 2009. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 90.31% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.09% dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.59%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 51% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 49% të totalit të tregut. Rritja e volumit të primeve të shkruara bruto në sigurimin vullnetar tregon për një ndryshim të strukturës së tregut të sigurimeve ndikuar nga rritja e ndjeshme e sigurimeve vullnetare.

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorike arritën shifrën 1,634 milionë lekë, ose rreth 9% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - maj  2010 pati një rritje prej 15.04% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 15.99% krahasuar me janar - maj 2009.

Produkti TPL e brendshme  gjatë periudhës janar - maj 2010 pati një rritje prej 1.39% për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 3.67% krahasuar me janar - maj 2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil  pati një ulje me rreth 34.76% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - maj 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 15.21% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2009.


Sigurimi Vullnetar

Në harkun kohor të pak viteve, tregu i sigurimeve gjendet me një strukturë të përmirësuar në favor të sigurimeve vullnetare, që në janar - maj 2010 sollën 51% të primeve të sigurimit. Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 1,678 milionë lekë, ose 11.69% më shumë se në  janar - maj të vitit 2009, por me rreth 33.66% ulje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - maj 2010 patën rritje me rreth 12.52% kundrejt periudhës janar - maj 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 938 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 47.43%  të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 35.13% .

Në janar - maj të vitit 2010, sigurimet e përgjegjësisë kanë pasur një rritje me rreth 37.0% krahasuar me periudhën janar - maj 2009.

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - maj 2010 ndihet një rritje prej 5.98% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 23.30% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me periudhën janar - maj 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar - maj 2010 arritën në rreth 174 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 0.24% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 73% të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimet e jetës në janar - maj 2010 arritën 301 milionë lekë, ose rreth 5.80% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

 

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë periudhës janar - maj 2010 u rritën me rreth 26.15% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorike me 692 milionë lekë, apo 83.62% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqenëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

                                                                                                                                                                                         në mijë lekë

Lloji i sigurimit

                                                      Viti

                    2009

                    2010

                                                                                                                               Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

97

   106

Karton Jeshil

687

1,103

Kasko

100

     95


Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor janar - maj 2010 përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit, etj.

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Maj 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Maj 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu