28 Qershor 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 28 qershor 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave, shqyrtoi dhe miratoi vendimet e mëposhtme:

1. Miratimin e kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik
    të shoqërisë së sigurimit “Albsig” sh.a;

2. Miratimin e kushteve të përgjithshme të kontratës së sigurimit të pasagjerëve nga aksidentet në transportin publik
    të shoqërisë së sigurimit “Intersig” sh.a;

3. Miratimin e kushteve të përgjithshme të sigurimit të jetës dhe shëndetit të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a;

4. Miratimin e bordit të drejtorëve të shoqërisë së sigurimit “Sigma” sh.a;

5. Autorizimin e shoqërisë “Banka Alfa” sh.a për të vepruar si kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës
    së Shqipërisë;

6. Licencimin si vlerësues dëmesh në sigurime, agjentë në sigurime, si dhe;

7. Informacione mbi publikimin e Gjeografisë së Sigurimeve 2009, ecurinë e godinës së re të AMF, etj.