15 Korrik 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 15 korrik 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave shqyrtoi:

  • analizën vjetore dhe tremujore të gjendjes financiare në shoqëritë e Sigurimit për vitin 2009 dhe tremujorin e parë të vitit 2010;
  • analizën vjetore dhe tremujore të gjendjes financiare për vitin 2009 dhe tremujorin e parë të vitit 2010 në shoqëritë e sigurimit të jetës;
  • analizën vjetore dhe tremujore të gjendjes financiare në Institutet Private të Pensioneve Suplementare për vitin 2009 dhe tremujorin e parë të vitit 2010",
  • si dhe vendosi masa korrektive, administrative dhe rekomandime ndaj disa shoqërive të sigurimit.
Bordi miratoi një ndryshim në Udhëzimin nr. 10, datë 08.02.2007  "Për listën e dokumentave të llogaridhënies së detyruar vjetore dhe periodike të shoqërive të sigurimit dhe risigurimit"