28 Korrik 2010

Zhvillimet e Tregut me Pakicë të Letrave me Vlerë të Qeverisë për gjashtëmujorin e parë 2010

Tregu sekondar i letrave me vlerë të Qeverisë gjatë periudhës janar - qershor 2010 u dominua në masën 93.59% nga transaksionet në instrumenta afatshkurtër (bono thesari) dhe 6.41% nga instrumenta afatgjatë (obligacione). Përsa i takon numrit të transaksioneve, 98.80% e të gjitha transaksioneve të tregut sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë, i takojnë transaksioneve të kryera me bono thesari.

Të dhënat statistikore të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2010, flasin për një dominim të transaksioneve "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" dhe "Shlyerje e vlerës nominale në maturim" përkatësisht me 20.47% dhe 51.94% kundrejt volumit të përgjithshëm.

Pjesëmarrja në tregun sekondar të letrave me vlerë të Qeverisë dominohet nga investitorët individualë, të cilët kryejnë rreth 95.92% të të gjitha transaksioneve në këtë treg, në raport me personat juridikë.

Dy grupet e transaksioneve  B dhe C

Transaksioni i llojit B "Shitje nga portofoli i ndërmjetësit financiar" gjatë periudhës janar -qershor 2010 ka pasur një rritje prej 321.31 milionë lekë ose në masën 6.25%, krahasuar me vitin 2009, shoqëruar me një ulje në masën 3.74% të numrit të transaksioneve.

Transaksioni i llojit C "Blerje nga individët para afatit të maturimit" gjatë periudhës janar - qershor ka pasur një rritje prej 897.55 milionë lekë ose 135.59%, krahasuar me vitin 2009, ndjekur nga një rritje në masën 118.50% të numrit të transaksioneve.

Krahasuar me periudhën janar - qershor 2009, vihet re një rritje në vlerë absolute e totalit të transaksioneve të llojit B dhe C, të marra së bashku, me rreth 1,218.85  milionë lekë.

Tregu me Pakicë i Letrave me Vlerë të Qeverisë 2009, 2010

Lloji i Transaksionit

Vlera nominale

Ndryshimi

(në mln lekë)

(në %)

Periudha janar - qershor

2009

2010

`01/`09-1

Letra me Vlerë të Qeverisë

  

B

Shitje nga portofoli i ndërmjetësit  financiar

5,114.25

5,465.55

6.25

  

Individë

4,241.66

3,892.69

(8.23)

 

Persona juridikë

902,59

1,572.87

74.26

  

C

Blerje nga individët para afatit të maturimit

661.94

1,559.49

135.59

  

 Individë

409.74

744.44

81.68

 

Persona juridikë

252.19

815.05

223.18



Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të tregut me pakicë të letrave me vlerë të Qeverisë për periudhën janar - qershor 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu