26 Gusht 2010

Zhvillimet e Tregut të Sigurimeve në Shqipëri për periudhën Janar - Korrik 2010

Të ardhurat nga primet e sigurimit, në periudhën janar - korrik 2010 arritën rreth 4,821 milionë lekë, ose 0.96 % më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Gjatë periudhës janar - korrik 2010  numri i kontratave të sigurimit të lidhura arriti në 379,459 duke shënuar një ulje prej rreth 14.65%, krahasuar me janar - korrik 2010 2009. Tregu vazhdoi të mbetet sërish i orientuar tek sigurimet e Jo-Jetës që sollën rreth 89.43% të vëllimit të përgjithshëm të primeve, duke i lënë sigurimet e Jetës me rreth 9.78% dhe aktivitetin e risigurimeve me rreth 0.79%. Parë nga këndvështrimi i ndarjes së tregut sipas llojit të sigurimit i detyrueshëm dhe vullnetar, primet e shkruara bruto të sigurimit vullnetar zënë 49.16% dhe primet e shkruara bruto të sigurimit të detyrueshëm zënë 50.84% të totalit të tregut

Sigurimi i Detyrueshëm

Primet në sigurimet e detyrueshme motorrike arritën shifrën 2,451 milionë lekë, ose rreth 3.98% më pak se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Produkti Sigurim Kufitar gjatë periudhës janar - korrik 2010 pati një rritje prej 11.18% për primet e shkruara bruto, ndërsa numri i kontratave pati një rritje prej 11.06% krahasuar me janar - korrik 2009.

Produkti MTPL e brendshme  gjatë periudhës janar - korrik 2010 2010 pati një rritje prej 3.93 % për primet e shkruara bruto dhe numri i kontratave pati një rritje prej 4.07% krahasuar me janar - korrik 2009.

Ndërsa produkti Karton Jeshil pati një ulje me rreth 27.34% për primet e shkruara bruto, krahasuar me janar - korrik 2009 dhe numri i kontratave pati një ulje prej 10.13% krahasuar me të njejtën periudhë të vitit 2009.

Sigurimi Vullnetar

Primet e sigurimit vullnetar arritën rreth 2,370 milione lekë, ose 6.64% më shumë se në  janar - korrik të vitit 2009, por me rreth 30.43 % ulje të numrit të kontratave të sigurimit krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.

Sigurimet vullnetare të Jo-Jetës gjatë periudhës janar - korrik 2010  patën rritje me rreth 4.84%  kundrejt periudhës Janar - Korrik 2009.

Në portofolet e pronës, përgjegjësive, garancive me të ardhura rreth 1,273 milionë lekë në total, vendin e parë e zunë zjarri dhe dëmtime në pronë me rreth 48.32% të pasuara nga sigurimi i përgjegjësive të përgjithshme civile me rreth 31.02% .

Në portofolin ‘Zjarri dhe rreziqet shtesë' gjatë periudhës janar - korrik 2010 ndihet një rritje prej 4.24% e numrit të kontratave të sigurimit dhe rritje me rreth 9.31% të volumit të primeve të shkruara bruto të këtij portofoli, krahasuar me muajin janar - korrik 2009.

Të ardhurat nga sigurimet e aksidenteve personale dhe shëndetit në periudhën janar - korrik 2010  arritën në rreth 232 milionë lekë, duke shënuar një ulje prej 8.15% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2009. Peshën më të madhe e mbajtën sigurimet e shëndetit me rreth 76.68 % të të ardhurave të këtij grupi.

Primet nga sigurimit të Jetës në janar - korrik 2010 arritën 471 milionë lekë, ose rreth 14.56% më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Dëmet e Paguara Bruto

Pagesat e dëmeve gjatë muajve janar - korrik 2010 u rritën me rreth 27.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto u përket sigurimeve motorrike me 1,025 milionë lekë, apo 86.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Duke i hedhur një vështrim dëmit mesatar në produktet e sigurimit motorik, meqënëse ky lloj sigurimi ka dhe peshën më të madhe në pagesën e dëmeve, të bie në sy një rritje e vlerës së dëmit mesatar për këtë lloj sigurimi, paraqitur në tabelën e mëposhtme:

   

në mijë lekë

Lloji i sigurimit

Janar - Korrik

2009

2010

                                                                                   Dëmi mesatar

MTPL e brendshme

                      99

             112

Karton Jeshil

                    670

             970

Kasko

                      96

               94


Për çdo të interesuar, Raporti Mujor Statistikor janar - korrik 2010 përmban pasqyra të detajuara të ndarjes së Tregut të Sigurimeve sipas llojit të sigurimit, sipas produkteve të sigurimit, pjesëmarrjes së shoqërive të sigurimit etj.


Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Korrik 2010 (në versionin EXCEL) klikoni këtu

Për të lexuar materialin e plotë të raportit statistikor për periudhën Janar - Korrik 2010 (në versionin PDF) klikoni këtu