30 Gusht 2010

Mbi zhvillimin e mbledhjes së Bordit të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare

Në mbledhjen e datës 30 gusht 2010, Bordi i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, midis të tjerave shqyrtoi dhe miratoi vendimet e meposhtme:

1. licencimin e "First Investment Bank – ALBANIA" sh.a për të vepruar si depozitar i fondit të pensionit;

2. miratimin e disa ndryshimeve në rregulloren nr.10 datë 17.12.2007 “Për ekspertët kontabël të autorizuar të 
    shoqërive të sigurimit”;

3. miratimin e autorizimit për ushtrim veprimtarie si Kujdestar në letrat me vlerë të Qeverisë së Republikës së
    Shqipërisë për Bankën "Credins" sh.a;

4. miratimin e shoqërisë “Deloitte Albania” sh.p.k, si Ekspert Kontabël të Autorizuar për auditimin e pasqyrave
    financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit “Atlantik” sh.a”;

5. miratimin e shoqërisë “Grant Thornton Albania” sh.p.k, si Ekspert Kontabël të Autorizuar për auditimin e
    pasqyrave financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit “Sigma Vienna Insurance Group” sh.a”; 

6. miratimin e shoqërisë "Deloitte Albaina" sh.p.k si Ekspert Kontabël të Autorizuar për auditimin e pasqyrave
    financiare për vitin 2010, të shoqërisë së sigurimit “Sigal Uniqa Group Austria” sh.a dhe “Sigal Life Uniqa Group 
    Austria” sh.a”;

7. miratimin e riemërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Insig” sh.a;

8. miratimin e riemërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë së sigurimit “Sigal Life Uniqa Group Austria”
    sh.a;

9. miratimin e ndryshimit të planit financiar të vitit 2010 të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, si dhe;

10. miratimin e ndryshimit të statutit të shoqërisë së pensioneve “Sigma IPP” sh.a.